- Meshkujt Me Muskuj Te Medhenje Zvoglojne Kancerin Per 40 Perqind

Meshkujt Me Muskuj Te Medhenje Zvoglojne Kancerin Per 40 Perqind

 

Një artikull i shkruar në telegraph tregon diçka shumë interesante ku pas një hulumtimi të ri del se meshkujt me muskuj të fortë nga ngritja e peshave kanë mese 40% gjasa më pak të vdesin nga kanceri se sa meshkujt që nuk ngritin pesha fare.
Zbulimet e bëra nga një ekip i hulumtuesve ndërkombëtar sugjeron se forca muskulore është po aq e rëndësishme sa edhe të qenit i dobët dhe të ushqehesh shëndetshëm kur është fjala për mbrojtjen e turpit kundër tumoreve vdekjeprurës. Shkencëtarët të cilët kanë ardhur deri te ky rezultat rekomandojnë meshkujt që të ngritin pesha së paku dy herë në javë, duke i ushtruar grupet muskulore si muskujt e sipërm ashtu edhe të poshtmit.

Në vitet e fundit ekspertët rekomandonin dietë dhe mënyrë të të jetuarit të shëndetshme – përfshirë këtu ushtrime të rregullta aerobike sikur jogging (vrapim) apo çiklizëm për të zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjes.

Një ekip i ekspertëve i udhëhequr nga shkencëtar të Institutit Suedez Karolinska, kanë vëzhguar për më shumë se dy dekada stilin e jetës të 8677 burrave të moshës 20 deri 82 vjeçare.

Secili nga këta vullnetar bënin kontrolle të rregullta mjekësore ku përfshihej edhe testimi i forcës muskulore.

Në mes të viteve 1980 dhe 2003 këta hulumtues kanë monitoruar se sa prej tyre kanë zhvilluar kancer dhe kanë vdekur si pasoj e tij. Rezultatet tregojnë se ata të cilët rregullisht kanë ushtruar me pesha dhe kishin forcën me të lartë të muskujve ishin 30 deri 40 përqind me më pakë gjasa për të humbur jetën nga ndonjë tumor vdekjeprurës. Edhe tek ata vullnetar të cilët kishin dhjamë të tepërt rreth belit (barkut) apo indeks të lartë të masës trupore, ushtrimet e rregullta me pesha duket të kishin efekt mbrojtës.

Në raportin e zbulimeve të tyre hulumtuesit kanë theksuar se të mbash peshë të shëndetshme është e rëndësishme për të shmangur vdekjen e hershme.

Kështu që ju që jeni ka mendoni të filloni me peshëngritje tash e keni edhe një arsye më shumë që t’ia filloni sa më shpejt. Nuk është e thënë që të bëheni bodybuilder. Thjeshtë vetëm 30 minuta të ushtrimeve pesë herë në javë që të lënë të nxehët dhe pak pa frymë mund të kenë efektin pozitivë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free