- Pjesa 1 Kanceri

A Zvogelojne Ushtrimet Rrezikun Ndaj Kancerit?

 

Aktviteti Fizik Ju Mbron Nga Kanceri

Aktviteti Fizik Ju Mbron Nga Kanceri

Hulumtuesit Finlandez se fundi kane ardh ne perfundim se nese ju deshironi te shmangni kancerin ne mushkri apo gastrointestinale ndoshta kishte me qen mire qe ju te kaloni kohen e lire tuaj duke bere jogging (vrapuar) ne vend se te mbledhësh manaferrat, kepurdha, apo te peshkosh. Ne nje studim te publikuar ka fundi i korrigut ne Website te British Journal of Sports Medicine, shkenctaret kane studiuar nje grupe prej 2560 finlandezeve me moshe mesatare per nje periudhe prej 17 vjetesh. Subjektet, te gjithe qe jetonin ne lindje te Finlandes, kane mbajtur ditare te aktiviteteve te tyre ditore.

Ne fillim te studimit, asnjeri prej tyre nuk kishte kancer. Ne perfundim, 181 prej tyre kishin vdekur nga kjo semundje. Duke analizuar nivelet e aktiviteteve te ketyre njerezve, hulumtuesit kane percaktuar se, pas kontrollit ndaj pirjes se duhanit, sasise se fibres dhe yndyrave, moshes, dhe variablave tjera, njerezit qe ishin me se shumti aktive fizikishte ishin nga ata me më së paku gjasa të zhvillonin kancerin, veçanërisht të traktik gastrointesntinal apo të mushkërive. Diçka edhe më befasuese, intensiteti i ushtrimeve ishte kyç. Sa më i vështirë ushtrimi aq më protektive bëhej trupi. Jogging ishte ushtrimi më i vështirë që është studiuar. Njerëzit që bënin jogging apo që ndryshe bënin ushtrime me kogja intensitet për së paku 30 minuta në ditë kishin për 50 përqind gjasa që të vdisnin herët nga kanceri, thotë Sudhir Kurl, drejtor mjekësor i shkollës së Shëndetit Publik pranë Univerzitetit Kuopio në Finlandë e gjithashtu edhe njëri ndër autorët e studimit.

Është e drejtë të thuhet se të jeshë aktivë fizikishët duhetë të përkthehet me të mira që luftojnë sëmundjet, veçanërishtë kundër kancerit, dhe në grumbull i madhë i hulumtimeve sugjerojnë se nën disa kushte dhe kundër disa formave të kancereve, fitnesi mund të jetë shumë protektivë. Një artikull i publikuar në Shkurtë në webfaqen e British Journal of Cancer tregon rezultatet e studimit të më shumë se dy dekadave dhe konkludon se njerëzit më aktivë ishin për 24 përqind me më pakë gjasa të zhvillonin kancer në zorrë se sa njerëzit që bëjnë një jetë duke ndenjur, pa marrë parasysh dieten e tyre, veset e pirjes së duhanit apo peshën e trupit. Një studim tjetër, ky i presentuar në Maj në mbledhjen vjetore të American College of Sports Medicine, raportoj se femrat mbi moshën 30 vjeçare që e definonin vetvetën si ‘tejet konkurruese’ dhe të cilat ushtronin më shumë se sa mesatarishtë për grupmoshën e tyre, kishin shumë më pakë rrezik të zhvillimit të kancerit ne gji se sa ato të cilat ushtronin për vetëm 60 minuta në javë.

Se çka këto studimet e fundit, duke përfshirë ketu edhe atë të bërë në Finlandë, ndajnë është sugjerimi se, në mënyrë që të përdorim ushtrimet për të zvogëluar rrëzikun e kancerit, ju duhet të djersiteni. Në studimin Finlandez ushtrimi më i dobishëm ishte si i shpeshtë ashtu edhe kërkues. Hulumtuesit kanë përdor METs (një akronim për metabolic equivalent of task, një krahasim numerik i oksigjenit apo energjisë që përdoret gjatë aktivitetit përball sasisë që përdoret për të pushuar) për të karakterizuar veset e ushtrimit të subjektëve të tyre. MET 1 është ekuivalent i ndenjës së palëvizshmë në shtratë. Në këtë studim, të bësh jogging me ritëm të njejtë për 30 minuta reprezenton rreth 10 MET. Njerëzitë MET i të cilëve arrinte së paku 5 gati për çdo ditë ishin nga ata që më së paku mund të vdisnin nga kanceri, veçanërisht nga ai i mushkërive apo traktit gastrointestinale. Po ashtu në një studim të përfshirë në shqyrtimin e kancerit në zorrë, gratë të cilat ecnin shpejtë për 5 deri 6 orë në javë ishin me shumë më pakë gjasa të zhvillonin kancer në zorrë se sa ato të cilat endeshin për 30 minuta në javë.

Kështu që në fund mendoj se ka mjaftë prova që vërtetojnë se aktiviteti fizik, jogging në rastin e studimit Finlandez, ndihmon që të kemi më pakë rrëzik të zhvillojmë kanceri mushkrive apo kancerin në traktin gastrointestinale. Mos mendo se kur duhet t’ia fillosh. Fillo dhe ushtro.

Shprendaje artikullin tjerëve.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=