- Pjesa 1 Shendeti Dhembeve

Era e Keqe e Gojes

 

Era e gojes, uh uh!

Era e gojes, uh uh!

Shendeti oral reflekton gjithashtu shendetin fizik te njeriut. Shendeti oral nuk thotë qe te mbajme vetem dhembet te pastert por te gjithe shendetin e gojes. Ketu perfshihen dhembet, mishi dhembeve, gjuha e gjithashtu edhe fyti. Ne vend se te vraposh drejt tek dentisti per probleme te vogla keshillohet qe personalisht te kujdeseni per shendeitn oral tuaj.

Çka mund te bëni te zvogëloni dhe ndoshta te parandaloni eren e keqe te gojes:

  • Pastrimi i dhembeve me furq te bute eshte me i miri. Mos u mashtro nga reklamat e zhurmshme, te cilat premtojne shume dhe dhurojne pake.
  • Mocionet (levizjet) rrethore per pastrimin e dhembeve eshte i mire sepse kjo perveq tjerash edhe i ben masazh mishit te dhembeve, mesazh ky qe permireson qarkullimin e gjakut dhe mban mishin te shendetshem.
  • Gjuha kurrë nuk duhet len anash. Edhe gjuha duhet te pastrohet mire me pastrues gjuhe. Nje shtresë e trash qe formohet ne gjuhe mund te shkaktoj mostretjen e gjithashtu edhe te ju jap nje ere absolutisht te keqe te gojes (era e keqe e gojes).
  • Goja duhet shpëlare me nje shpëlarjes goje te mire. Colgate e ka nje pastrues goje (mouthwash) qe une perdore dhe eshte me ngjyre te kaltert.
  • Fyti mund te skuqet nga ftohjet dhe nga alergjitë. Gurgullimi i vazhdueshëm me uje te ngrohte dhe me kripe bën çudira
  • Mos harro se shpërfillja e shendetit te gojes mundet qe jo vetem te shkaktoje rreziqe shendetsore sikur mostretja por gjithashtu shpien edhe ne shkaktimin e ulceres se gojes dhe semundjeve te mishit te dhembeve.
  • Pirja e duhanit eshte armiku kryesor i shendetit oral. Dhe nese mundeni, e sigurisht qe mundeni po qe se jeni te vendosur, lereni duhanin.
  • Nje arsye tjeter qe era e keqe e gojes shkaktohet eshte edhe mos pastrimi periodik i dhembeve te dentisti. Rekomandohet qe cdo gjashte muaj te vizitohet dentisti per te kontrolluar gojen per ndonje problem eventual te dhembeve dhe gojes dhe per ti pastruar dhembet qe te largohen njollat dhe pllakat.
  • Pastrimi para fjetjes eshte gjithashtu i mire pasi qe lufton bakteriet qe mund te zhvillohen nga mbetjet e copezave te ushqimit e perveç tjerash goja mbetet e pastert gjat gjithë kohës sa flini.

Kujdesu per shendetin oral dhe kështu ju mund te mbani gojen pa ere te keqe dhe ndoshta edhe te parandaloni problemet qe mund te vijen si pasoje e pastrimit jo te mire te gojes. Mos harro se goja eshte hyrja e te gjitha organeve te brendshme.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=