- Pjesa 1 Shendeti Tek Grat

4 Menyra Te Thjeshta Si Ti Zmbrapsim 4 Semundjet Kryesore

 

A deshironi të zvogëloni rrezikun e sëmurjes nga këto sëmundje për 78 përqind? (Kush thotë jo?) Ndoshta mjafton për ju nëse ndiqni katër rregulla të vogla.
Ato radhiten sipas rëndësisë, (1) kontrollo peshën, (2) thuaj jo cigareve, (3) bëj një shetitje ditore/ecje, dhe (4) bëhu besnik i një diete te shendetshme te fokusuar në prodhimeve natyrale dhe drithëra të plota. Po më duket po ju dëgjoj duke thënë… ‘po tingëllon shumë thjeshtë’.

4 rregullat e famshme

Sipas një studimi të madhë Evropian njëmend është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Njerëzit në këtë studim të cilët kishin BMI (Index të mases trupore) ndër 30, që nuk kishin pirë duhan kurrë, bënin së paku 3 orë aktivitet fizikë në javë, dhe hanin një dietë relativisht të shendetshme – që do të thotë pak mish dhe shumë fruta, perime dhe drithëra të plota – gëzonin zvogëlim të madh të rrezikut për një mori sëmundjesh, duke filluar nga diabeti dhe kanceri gjer te semundja e zemres dhe goditja ne tru.

Zvogelo Rrezikun Tuaj

Ne rregull, prit pak. E dimë se nëse i ndiqni ato kater rregulla nuk është po aq e thjeshtë sa tingëllon. Po të ishte aq e lehtë ne të gjithë do të jetonim nga 100 vjet, apo jo? Por, mos humb shpresë dhe mos u brengosë sepse…

Studimi gjithashtu ka treguar se ka dobi edhe nëse ndjekim vetëm tri nga këto rregulla. E gjithashtu edhe dy prej tyre. Dhe po, edhe nëse ndjekim vetëm njërën prej këtyre rregullave nxjerrim disa të mira shendetsore. Por pse mos t’ia mësyjmë të katër rregullave dhe të marrim të gjitha të mirat shendetsore?

Ekziston një shprehje e vjetër në anglisht ku thuhet: “Mësyja të zbresësh në yje e ndoshta përfundon në hënë”… edhe ti mësyja të katër rregullave dhe ndoshta përfundon me tri, ose edhe me dy.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free