- Pjesa 6 Sherohu

Keshilla Gjumi Per Shtatzana

 

Gjumi eshte i rendesishem per te gjithe njerezit por gjumi ne shtatzani eshte i rendesis se veqante. Gjate shtatzanis nje guraje i duhet te bej pushim ekstra. Nje fetus ne zhvillim e siper shkakton kogja mundim ne trupin e nje gruaje dhe asaj i duhet gjume me shume per tu ri-mbushur dhe qe te vazhdoj. Grate lodhen shume pershkake te carkullimit te hormoneve te reja ne trupin e tyre. Progesterone ka efekt gjumi dhe i ben grate me te lodhshme dhe me deshire me te madhe per te fjetur. Secili tre-mujor i shtatzenis ka simptomet e veta qe mund te bej gjumin me te veshtire se sa kur nuk jani shtatzene.

Tre Mujori i Pare

Gjate semestrit te pare nje grua mund te hyje ne nje mori emociones nga frika e deri te ekstaza. Me futjen e hormoneve te reja ne qarkullim ajo mund te kalon nga nje moment i gezimit ne ate te tmerrit sa qil e mbyll syte. Rritja e progesterone qe mban shtatzenin shkakton shume gra qe te ndjehen vazhdimisht te lodhura. Ngritja HCG mundet qe gjithashtu te nxis pergjegjsin e lodhjes, gje qe sqaron se grate duken me te lodhura gjate tre mujorit (trisemestrit) dhe ndjehen me mire ne tremujorin e dyte. Sforcimi dhe rritja e gjinjeve munden gjithashtu te bejn te veshtire te ndjeheni te rehatshem. Nese fleni ne barke ndoshta e zbuloni se gjinjet ju pengojne apo dhembin kur i nxini poshte qe bini mbi to. Kapslleku dhe uterusi gjithnje ne rritje e siper gjithashtu i bejne netet jo te rehatshme. Te shtojme ketu edhe herat e shumta te shkuarjes ne toalet gjate dites dhe zbulojme se eshte per tu quditur qe nje grua shtatzene gjen kohe per te fjetur. Progesterone eshte nje hormone i mrekullueshem, jo vetem qe te ben gjumashe por gjithashtu te ben te urinosh gjat gjithe kohes duke ngritur funksionin e veshkeve tua. Ndjenja e vjelljes gjithashtu e quajtur “semundja mengjesit” gjithashtu e ben gjumin te sfidueshem. Kjo ndjenje mundet dhe shpeshe godet ne te gjithe oret e dites dhe nates, veqanarisht kur jeni e shtrire apo nxiteni nga ndonje arome.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Pare

  • Pusho sa me shume qe mundesh dhe flej kurdo qe mundesh. Te pushosh me shume te ndihmon te zevendesosh mungesen e gjumit qe mund te shkaktoje keqesimin e simptomeve tua.
  • Hidratohu (pi uje dhe lengje), por bere kete gjate dites dhe shmang pirjet vone pasdite keshtuqe  shkurtoni numrin e vizitave te banjos gjate nates.
  • Lufto ndjenjen e vjelljes me biskuit dhe meze te lehte. Ha shpeshe dhe ne sasi te vogla qe te parandalosh te kesh at ndjenje nga stomaku i thate. Mbaj biskuit dhe gjera te imta afer shtratit kur te godet ndjenja e vjelljes ne shtrate gjate nates a po ne mengjes.
  • Fle ne anen e majte sa me shume qe mundesh. Kjo eshte pozita me e mire per qarkullim te mire. Merr ca jastek me shume per ti futur ne mes te gjuneve apo edhe nder barkun tuaj qe te ndihesh me rehat.
  • Gjej apo ble nje drite nate me ndriqim te vogel keshtuqe nuk do te kesh nevoj te ndezesh driten dhe te zgjosh veten plotesisht.
  • Provo te shkosh ne shtrate gjithmone ne te njejtin orar cdo nate. Kjo e ve trupin ne orar dhe e meson ate.
  • Be gjume te shkurte gjat dites. Nese je e lodhur ateher shko e fli, trupi juaj po ju tregon dicka.

Tremujori i Dyte

Shume gra shtatzena jane te knaqura qe kan arritur ne tre mujorin e dyte. Jo vetem qe do te thote se ka me pak rrezik per deshtim por gjithashtu edhe ndjenja e vjelljes, urinimet e shpeshta dhe pagjumsia gati te gjitha kan ikur. Grate zakonisht ndihen me mire dhe kane shtim te energjise gjate kesaj kohe. Fillojne te duken por nuk jane edhe aq te zmadhuara. Dhe ka gjera qe prekin gjumi ne shtatzani gjate kesaj kohe. Per te krijuar hapsire per nje uterus ne rritje diafragma shtrengohet dhe frymemarrja behet me e ceket. Kjo shkakton te djegsiren e famshme te stomakut. Kjo ju ndodhe shume grave kur hane apo pine dicka. Shume gra tjera gjithashtu verejne se enderrat e tyre behen vazhdimisht me te frikshme me zhvillimin e shtatzenis. Shume gra tjera shohin endrra duke e len apo humbur foshnjen. Plus keto endrra behen gjithnje me te dukshme.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Dyte

  • Per te shmangur djegesiren e stomakut, provo te shmangesh ushqimet djegese, yndyrshme apo te ferguara.
  • Flej me koke dhe qafe te ngritur paksa qe te mbash acidin e stomakut poshte
  • Ha shpeshe meza te vogla ushqimi gjate gjithe dites
  • Perdor antacid, jane te efektshem dhe te sigurt.
  • Kenaqu me tre mujorin e dyte dhe gjume me te mire, por vazhdo te flesh. Pushimi ekstra eshte prape nje gje e mire per ju.
  • Kur flini bini ne krahe me gjunje te lakuar. Vendos jastek ne mes te gjunjeve, perfundi barkut dhe prapa qafes. Kjo te ndihmon te largosh presionin nga shpina e poshtme.
  • Per ti shmang ankthet e nates provo te mos hash shume para se te shkosh ne shtrat dhe tregoj parterit apo mjekut tuaj per cfardo frige qe keni.

Tremujori i trete

Tre mujori i trete eshte faza me sfiduese e gjumit e shtatzenis. Me shpeshtimi e urinimiit, paftesis per tu rehatuar, pesha e shtuar, dhe pergaditja per te lindur foshnjen e re, disa gra gjejn vetveten duke u munduar te rrin te zgjuara. Levizjet i vrullshme te fetusit mund te pengojne gjumin. Shume gra gjate shtatzenise zgjohen shpeshe gjate nates pa arsye dhe kjo mund ti bej ato te ndjehen te pergjumura ne mengjes. Shume gra gjithashtu zbulojne se kan filluar te gerrhasin. Gjate fazave te mevonshme te shtatzenis shume gra gjithashtu zbulojne se kanalet e hundes se tyre jane enjtur dhe nxihen me shpeshe. Shume gra gjithashtu ankohen per gerqe kembesh gjat tre semestrit te fundit. Muskujt e kembeve bartin kogja shume peshe dhe nganjeher shtangohen. Kur te relaksohen gjate nates nganjeher tensionohen apo bien ne gerq keshtu duke shkaktuar shume dhimbje dhe mbajtur shume gra te zgjuara gjate nates.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Trete

  • Fli ne krahun e majte. Kjo te lejon qarkullim me te mire te gjakut tek fetusi, uterusi dhe veshket. Gjithashtu permireson qarkullimin e gjakut ne kthim per te zemra.
  • Provo te perdoresh jastek trupi per te ndihmuar te flesh me mire.
  • Shmangju pijeve soda (si coca cola) dhe ato te gazuara, ato mund te ju shkaktojne gerqet e kembeve.
  • Nese vereni te enjtura te shumta dhe fillon te gerhasesh thirr mjekun tuaj.
  • Nese zhvilloni Sindromin e Kembeve te Papushuara bisedo me mjekun per munges te hekurit.
  • Nese nuk mund te flini ngrihu dhe bej dicka tjeter. Lexo, shiko TVn apo degjo muzike, pastro apo bej dicka qe te lodhe aq sa te ben te deshirosh te kthehesh ne shtrate.
  • Nese keni gerqe kembesh, shtrij kembet dhe ngih shputat perpjet, kjo te ndihmon te largosh ate. Beje kete disa here para se te shkosh ne shtrate si rutine shtrirje per te shmangur gerqet.

Gjumi ne shtatzani është i rëndësihëm dhe kjo ishte e gjitha per ju nena shtatzena. Shpresoj te keni nje shtatzani te shendetshme dhe nje femij te bukur qe ju ben te ndjeheni krenare dhe e rehatshme per mundin qe keni ber.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free