- Si Te Kujedeseni Per Dhembet E Femiut

Si Te Kujedeseni Per Dhembet E Femiut

 

Kur do i dalin dhembët fëmiut tim?

Secila foshnje është ndryshe nga tjetra, dhe dhëmbët fillojnë të dalin në moshën 4 deri 7 mujore të fëmiut. Fëmiu juaj ndoshta jargësit më shumë kur hyn në muajin e katërt. Dhëmbët e parë që dalin zakonisht janë dy dhëmbët e përparmë të poshtëm.

Dhëmbët e shëndetshëm janë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të foshnjës. Dhëmbët i ndihmojnë foshnjës të përtyp ushqimin dhe të formoj fjali dhe zëra kur flet. Ata gjithashtu ndikojnë në mënyrën e rritjes (zhvillimit) të nofullës së foshnjës.

larja-e-dhembeveÇka duhet të bëj t’i ndihmoj fëmiut që po i dalin dhëmbët?

Dalja e dhëmbëve zakonisht është pa dhembje por nganjëher i bënë disa foshnje të parehatshme dhe të bezdisshëm. Jo mund ti ndihmoni foshnjës tuaj nëse i jepni rreth gome të butë apo shtupe për të përtypur. Xhelet që ndihmojnë për dhëmbëzim duhet të përdoren me kujdes të shtuar për shkak se përdorimi i tepërt nuk është i mirë për foshnjën.

Dhëmbëzimi (Dalja e dhëmbëve) nuk shkakton temperaturë (ethe). Nëse foshnja ka temperature ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Rreth ushqimit me gji, shishe dhe shishe me sqep?

Ushqimi me gji është i mirë për dhëmbët e foshnjës. Nëse i jepni shishen foshnjës gjithnjë mbaje foshnjën në krahë kur e ushqeni atë. Mos e harro shishen në krevatin e fëmiut. Mos e mbush shishen me ndonjë lëng.

Foshnja juaj mund të filloj të përdor shishe (gote, filxhan) me sqep kur ai apo ajo të ketë mbushur 6 muaj. Mos i jep shishen fëmiut kur ai apo ajo ti ketë mbushur një vit. Mos e lejo që fëmiu të ece poshtë e lartë me shishe me sqep veç nëse është e mbushur me ujë. Mos i jep fëmiut tuaj shishe me sqep të mbushur me qumësht apo lëng kur është në krevat fëmijësh.

Pasi fëmiu juaj t’i ketë mbushur një vit jepi ati/asaj vetëm ujë apo qumësht në mes të ushqimeve në vend të pijeve tjera. Jepni foshnjës tuaj lëngje apo qumësht aromatik (sikur produktet e qumështit të ëmbëlsuara) vetëm me ushqim. Lëngjet dhe qumështi aromatik kanë shumë sheqer.

Kur duhet të filloj ti pastroj dhëmbët e foshnjës?

Fillo pastrimin e dhëmbëve të fëmiut menjëher pasi të jen dal dhëmbët e parë dhe bëje dy herë në ditë. Përderisa fëmiu juaj ti ket mbushur një vit ju mund të përdoreni një shtupë apo fashë të lagur për t’i pastruar dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës. Kur fëmiu ti ketë mbushur një vit e deri në 18 muaj ju duhet të filloni të përdoroni furçë dhëmbësh të butë dhe pastë dhëmbësh pa florid. (Ky lloj i pastës se dhëmbëve është i sigurt nëse fëmiu e përpin).

Kur duhet të dërgoj fëmiun te dentisti?

Sigurohu të dërgosh fëmiun te dentisti në përvjetorin e ti/saj të parë, veçanërisht nëse ekziston rrëziku për kavitete apo probleme tjera me dhëmbët e ti/saj. Më mirë do të ishte për fëmiun tuaj që të vizitoj dentistin para se ai/ajo të ket ndonjë problem me dhëmbë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free