- Te Mirat Dhe Te Kqiat e Pirjes Se Kafes

Te Mirat Dhe Te Kqiat e Pirjes Se Kafes

 

Ohh kafe, aroma e saj, shija. E ben mengjesin shume me te mire! Por ai filgjan kafeje qe pime apo na ben mire apo keq? Mjaft hulumtime jane kryer rreth efekteve negative dhe pozitive te pirjes se kafes. Me poshte i keni te gjitha e ju peshoni vet.
Te mirat:

  1. Antioksiduesit. Kafeja eshte e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojne ne pengimin e oksidimit, proces qe shkakton demtimin e qelizave dhe kontribuon ne plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kane efektet antioksiduese varesisht nga menyra se si eshte trajtuar kafeja.
  2. Semundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafes zvoglon rrezikun e semundjes se parkinsonit. Nje numer studimesh kane traguar se njerezit qe pine kafe rregullisht jane shume me me pak gjasa te zhvillojne semundjen e parkinsonit.
  3. Diabeti. Konsumimi i kafes eshte potencialisht proaktive kunder zhvillimit te diabetit tip 2. Nje studim prospektive kohort si pjes e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenes te dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund te zvoglojne rrezikun e diabetit tip 2 tek grate ne moshe te re dhe ato ne moshe mesatare.
  4. Ceroza Melçis. Pirja e kafes mund te mbroj nga ceroza Melcis, veqanarisht ndaj cerozes alkoolike.
  5. Gure ne Fshikezen e Temthit. Egzistojne disa deshmi se pirja e kafes mund te jet mbrojtese ndaj formimit te gureve ne fshikes si tek grate ashtu edhe te burrat.
  6. Guret ne Veshke. Konsumimi i kafes ule rrezikun e formimit te gureve ne veshke. Kafeja rrit vellimin e urines keshtu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit te acidit oksalik, komponenti kryesor me i zakonshem i gureve ne veshke.
  7. Permiresim Te Performances Mendore. Kafeina ne kafe eshte nje stimulant mire i njohur. Kafeja rrit vigjilencen, vemendjen dhe zgjuarsine. Nje filgjan kafe gjithashtu mund te rrite edhe procesimin e informatave.
  8. Semundja Alzhemerit. Konsumimi i rregullt i kafes duket te mbroj njerezit kunder semundjes se Alzhemerit. Nje studim i fundit ne minje tregoj qe kafeneja ekuivalent i pes filgjaneve ne dite ka zvogluar ndertimin e pllakezave destruktive ne tru.
  9. Astma. Kafeina ne kafe eshte e lidhur me teofilline, nje medikament i vjeter i asmes. Kafeine mund te hape rruget e ajerit dhe permiresoj simtpomet e astmes.

Te keqiat

  1. Semundjen E Zemres. Lidhja mes konsumit te kafes dhe rrezikut per semundje kardiovaskulare eshte egzaminuar ne shume studime por rezultatet mbesin kunderthenese. Shumica e studimeve prospektive kohort nuk kan zbuluar qe konsumi i kafes te jet i lidhur me rritje te rendesishme te rrezikut te semundjes kardiovaskulare.Ne njeren ane perzirjet organike te natryshme qe ndodhnen ne kafen e pa filtruar si kafestol dhe kahveol te dyja duken te rrizin rrezikun per semundjen koronare te zemres. Disa studime kane konfirmuar efektin e saj te rritjes se kolesterolit. Konsumimi i kafes eshte gjithashtu i lidur me nje rritje te plazmave homocistine, njeri nder faktore rreziku i semundjes koronare te zemres.

    Ne anen tjeter nje rrezik i vogel i semundjes se zemres ne mesin e atyre qe pine kafe ne mase mesatare ndoshta eshte pershkak te antioksiduesve qe gjinden ne kafe. Perveq kesaj te fundit qe u tha, kafeina mund te rrit rrezikun e sulmit ne zemer, veqanarisht tek ata njerez qe bartin variantin e gjenit te “ngadalshem” per enzime qe metabolizon kafeinen.

  2. Kolesteroli. Konsumimi i tepert i kafes te vluar ngrit nivelet kolesterolin LDL (kolesterolin e keq). Kafeja e pafiltruar permban dy perzirje kafestol dhe kahveol qe rrisin kolesterolin. Lexo me shume per kolesterolin ketu.
  3. Enet e Gjakut. Kafeja ndikon negativisht tek toni dhe funksioni i eneve te gjakut (ngrit ngurtesin arteriale dhe refleksionet).
  4. Pengesa Te Ritmit Te Zemres. Kafeja mund te shkaktoj te rrahura te shpejta jo te rregullta (aritmi kardiake).
  5. Shtypja e Gjakut. Edhe pse konsumimi i kafes nuk eshte faktor i rendesishem i hipertensionit, prap prodhon efekte jo te favorshme ne shtypjen e gjakut dhe njerezit e prirur ndaj hipertensionit mund te jen me te cenuar. Nje studim i fundit Italian ka zbuluar se pirja kafes mund te rrit pak rrezikun e zhvillimit te hipertensionit te persona me shtypje te ngritur te gjakut.
  6. Osteoporosis. Pirja kafes mund te nxit nxjerrje ekstra urinare te kalciumit. Konsumimi i tepert i kafes (4 filgjane = 600ml apo me shume) mundet ne menyre modeste te ngrit rrezikin per Osteoporosis, veqanarisht tek grate qe marrin sasi te vogla kalcumi.
  7. Urthe (Thartire Stomaku). Nje filgjane kafe mund te nxit thartiren.
  8. Gjumi. Shumica prej nesh jemi te vetedishem per efektet stimuluese te kafeines. Sasi te medha te kafeines te pira bara se te shkoni ne shtrate mund te shkaktojne parehati dhe veshtirsi ne fjetje, tendence qe te zgjoheni me shpejte nga zhurma te vogla dhe zvoglim te kualitetit te gjumit ne pergjithesi. Sidoqoft, disa njerez mund te pine kafe dhe bin ne gjume pa problem dhe une jame njeri prej tyre me gjite baben tem!
  9. Dehidrim. Kafeina ne kafe eshte diuretik i mesem dhe mund te ngris jashtqitjen urinare. Ky efekt leht mund te neutralizohet me pirjen e nje gote uje ekstra bashk me kafe.
  10. Varesi. Kafeina eshte drog, nje stimulant i sistemit nervore qendrore, dhe prodhon varesin. Terheqja nga kefina eshte nje sindrom real. Ju ndoshta mund te perjetoni disa dite me kokedhembje dhe irritim nese vendosni te leni pirjen e kafes. Por per te thyer ket ves eshte relativisht leht dhe shumica e njerezve nuk jan te fiksuar pas kafes.

E cila eshte rruga me a mire? Prap parimi i vjeter “gjithçka mesatarisht” qendron po aq i vertet edhe per kafen. Kafeja nuk eshte e keqe vetem nese e teproni. Kafeja i ka te keqiat e saja por prap ofron pika te mira qe e ben te dobishme per te pire. Per ata qe pine kafe ne mase mestare (3 deri 4 filgjane kafe ne dite, qe ofrojne 300-400mg ta kafeines ne dite) ka pak deshmi te rreziqeve shendetsore dhe pak deshmi tejra te te mirave shendetsore te pirjes se kafes.
Dhe sigurisht se duheni te knaqeni me pirjen e kafes si pjes te dietes suaj te shendetshme. MOS E TEPRO!.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=