- Ushqimet Qe Ju Vjedhin Gjumin

Ushqimet Qe Ju Vjedhin Gjumin

 

Në shumicën e rasteve janë gjërat që ndodhin gjatë ditës që ju mbajnë të zgjuar. Është me rëndësi që të dini (shkruaje, mos u mundo ta mbash mend) se çka ke ngrënë dhe kur e ke ngrënë? Herët a vonë i ndodhë gjithsekujt: smund të fle. E atëherë kur të nxë gjumi alarmi bie dhe duhesh të zgjohesh, por, ti nuk mundesh. Ti vet e din se si dukesh kur në fund ia del të zvarritësh veten nga shtrati?
Nuk po mund të imagjinosh pse nuk të zuri gjumi? Mendo se çka ke ngrënë apo pir, thotë Elizabeth Somer autore e librit The Food & Mood Cookbook. Cilido nga ushqime në vijim mund të lërë trupin tuaj në një rrugë jo të lehtë për orë të tëra.

Ushqimet Djegëse

Hudhër, specat dhe biberi djegës e gjithashtu edhe ushqimet tjera djegëse janë të shijshme kur hahen, por ato mund të të mbajnë të zgjuar me djegie stomaku apo mostretje.

Një Darkë e Madhe

Një sistem i tretjes tejet i ngarkuar merr orë të tëra për tu qetësuar. Kur gjumi është kritik, bëje drekën ushqimin më të madh tuaj, dhe kënaqu me një darkë të lehtë jo më shumë se 500 kalori herët në mbrëmje.

Perimet e Rrepta

Ha ato ushqimet e mira për ty por me gaz – fasule, lulelakra, brokoli, lakra Brukseli – në mes të ditës. Një stomak plot me gaz mund të mbaj këdo të zgjuar tërë natën.

Të Ngrënit e Shpejt

Relaksohu dhe kënaqu me ushqim për të shmangur ajrin, një shkaktar tjetër i zakonshëm i problemeve të barkut gjatë mesnatës.

Pirja gjatë natës

Alkooli të bën të ndjehesh i fjetur në fillim por më vonë pengon gjumin dhe shpien në gjumë me zgjime të shpeshta dhe parehati. Një gotë verë gjatë drekës nuk të bën dëm, përderisa nuk e bënë një gjë të tillë dy orë para kohës së gjumit.

Kafe pas mëngjesit

Kafeina mund të mbes në trupin tuaj deri në 12 orë. Kështu që nëse shpesh je me sy hapur në shtrat kur duhesh të kesh të mbyllur, sigurohu që të jesh pa kafeinë në gjak për së paku 12 orë. (Gjithashtu kapërce çajin, çokollatën, kolat, apo fajtorë tjerë që përmbajnë kafeinë). Akoma po shikon orën në 2 të mëngjesit? Provo të mos pish kafe dhe shmang produktet që përmbajnë kafe për 2 javë. Nëse e zbulon se me të vërtet po flini më mirë, atëherë keni gjetur përgjigjen. Kafeina nuk duket të jetë miku juaj. Nëse rezultatet janë të përziera, “Provo të fusësh prapë një apo dy filxhan kafe apo çaj në mëngjes dhe shiko se çka ndodhë,” thotë Somer. “Por nëse pagjumesia kthehet, ndërpriteni.”

Ti bësh nga 6 deri 8 ore gjumë gjatë natës nuk ti bën vetëm sytë më të bardhë, edhe lëkura kënaqet, dhe mendja bëhet më e mprehtë, e gjithashtu mund të bëj të dukeni deri 3 vjet më i ri apo më e re nëse je femër e po e lexon këtë.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=