- Zbulo Moshen Tuaj Te Vertet

Zbulo Moshen Tuaj Te Vertet

 

zbulo moshen e vertete

Kërko dhe do ta gjesh, lyp dhe do t’iu jepet. Kjo thënie vlen për të gjithë dhe për mua ka vlejtur gjithmonë. Sa herë që kam dashur diçka dhe e kam kërkuar – kur them kërkuar mendoj se jam munduar të gjej mënyrat se si të arrij deri te përgjigja – e kam gjetur. Kjo më ka ndodhur si fëmijë e po më ndodh edhe tash. Sot doja të zbuloja se nëse ekziston ndonjë vend në internet diku që të tregon moshën e vërtetë. Dhe çka mendon… e kam gjet!

Vendi për të cilin e kam fjalën është realage.com dhe nga përgjigja që kam marr fatmirësisht po dal nja gjysmë viti më i ri se sa që jam. Kjo më bën të ndihem mirë. Përveç tjerash pasi të përfundoni të përgjigjeni të gjitha pyetjeve që ju parashtrohen për të zbuluar mënyrën se si jeton, problemet shëndetësore nëse keni ndonjë, problemet familjare, e shumë e shumë pyetje tjera që ju duhet të jeni sa më real e të përgjigjeni nëse. Prapë se prapë testi nuk është përfundimisht i saktë. Dua të them se nuk do të thotë PATJETËR që ju duhet të jeni po aq i ri/vjetër e re/vjetër sa ju del REZULTATI! Thjeshtë bëjeni për kureshtje për të zbuluar shumëçka rreth vetës dhe në fund, përveç rezultatit, ju keni edhe një mori këshillash që ju jepen për ti ndjekur nëse doni të bëheni edhe më i ri apo më e re nëse je femër dhe po e lexon këtë post… (keq që në shqip nuk ka mundësi me i përfshi dy gjinitë).

Këshillat që më janë dhënë:

Kujdesu për dhëmbët dhe mishin e tyre:

Pastro dhembet për 2 minuta të mirë dhe së paku dy herë në ditë — dhe pastro dhëmbët me pe çdo ditë. Jo vetëm që dhëmbët dhe mishi i shëndosh të përmirësojnë buzëqeshjen, por gjithashtu të ndihmojnë të jeni më i ri.
Ja pse: Të kesh dhëmb dhe mish të dhëmbëve të shëndosh ndihmon që gjithashtu ti keni arteriet dhe sistemin imunitar të shëndetshëm.

Kontrollo Shtypjen e Gjakut

Mat dhe merr tri rezultate të sakta shtypjes së gjakut, nxjerr mesataren, dhe më pas kthehu dhe update RealAge Testin.
Këtë po ma thotë për shkakun se nuk i kam futur të dhënat e sakta të shtypjes së gjakut tim për at se nuk e kam matur. Mu për këtë ndoshta pse kam zgjedhur ‘mesatare’ si përgjigje mosha ime është pak më e re (shiko tash s’po mund të them ‘i ri’ edhe pse jam mashkull). Kështu që nëse i dini sa e keni shtypjen futni të dhënat e sakta.

Shmang Medikamentet

Mosha juaj e vërtetë është më e re për shkak se ju nuk përdorni medikamente rregullisht.
Ja Pse:
Sa më shumë që merrni medikamente aq më shumë i rrisni gjasat që njëra të shkaktojë dëm apo të ndryshoj të mirën e ndonjë medikamenti tjetër.

Bëj Testin e Kolesterinës

Kontrollo Kolesterinën e HDL dhe LDLs.
Kjo është për shkak se jam përgjigjur me ‘nuk e di’ kur jam pyetur për nivelin total të kolesterinës dhe kolesterinën e mirë (HDL). Kështuqë kanë përdor vlera mesatare duke marr parasysh moshën dhe gjininë time për të kalkuluar moshën e vërtetë. Kështuqë kjo do të thotë se mundet me ndryshu dhe unë të dal ndoshta për njga gjysmë viti më i vjetër ;) . Që testi të jetë sa më i saktë duhen vlera të sakta.

Më pasë vien këshillat rreth veseve të mia të bazuara në përgjigjet që kam dhënë:

“Pa marrë parasysh se si ke quar jetën, mplakja është e kthyeshëm: Mund ta ndryshosh nëse doni.”
~Dr. Michael Roizen dhe Dr. Mehmet Oz.

Mbaj Statusin e Jo Duhanpirësit

Urime! Ju jeni më i ri sepse nuk pini duhan.

Ulu në vendin ku nuk pihet duhani

Zvogëlo ekspozimin ndaj timit nga të tjerët.
Ja Pse:
Tymi  i të tjerëve vret më shumë se 40.000 njerëz për çdo vit dhe e bën moshën tuaj të vërtetë më të vjetër. Erdh nga cigarja, llulla, apo e mbështjellët, tymi i të tjerëve shpejton plakjen për shkak që të shkaktimit të kancerit, sëmundjes së zemrës dhe sëmundjes së mushkërive… Shyqyr që se pi.

Këto ishin pak nga këshillat që më janë dhënë pas rezultatit dhe këshillat tjera kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes meje dhe të tjerëve, dietën dhe fitnesin tim. E keqja është se testi është në gjuhën angleze dhe ju që nuk e dini është mirë të keni afër dikë që e din dhe ta mbushni. Kliko ketu per te zbuluar moshen e vertet.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free