- Akupunktura

 Lirion Dhembjet E Shpines

 

Akupunktura, e bërë me kruse dhëmbësh apo me gjilpëra, ka sjell me shume qetësi tek njerëzit me dhembje shpine se sa mjekimet standarde, thotë një hulumtim Amerikan. Por studimi, i cili shfaqet ne Archives of Internal Medicine, ngrit pytje të reja se si funksionon akupunktura.

“Studimi ynë tregon se nuk ju duhen ti fusni gjilpëra njerëzve për t’i arritur të njejtat efekte,” thotë ai i cili ka udhëhequr studimin,Dr. Daniel Cherkin nga Grupi Qendrës Shëndetsore Për Studimet Shëndetsore në Seattle.

“Historikisht, disa lloje të akupunkturës kanë gjilpëra jo-penetruese. Llojet e tilla të mjekimit mund të përfshijnë efektet fiziologjike të cilët bëjnë ndryshim klinik,” thotë Dr Karen Sherman, e cila ka punuar në studim.

Ekipi ka dëshiruar të studioj efektet e disa llojeve të akupunkturës në një studim të madhë dhe njëkohësisht të kontrolluar me kujdes të 638 pacientëve me dhembje kronike të shpinës së poshtme.

Ata kanë ndarë pacientët në disa grupe. Një grup ka marr mjekim standar të akupunkturës i njohur të jet efektiv për dhembje shpine. Kurse një grup tjetër ka marr mjekim me akupunkturë individualisht të pëshkruar për secilin.

Grupi i tretë është mjekuar duke përdor kruese dhëmbësh të vendosur në një gyp udhëzues me anë të të cilit nuk është shpuar lëkura ashtu sikur e bënë akupunktura e rregullt, por gjithmonë duke qëlluar pikat e akupunkturës. Me fjalë të tjera të njejtet vende ku do të ishin shpuar me anë të gjilpërave në mjekimin e rregullt me akupunkturë.

Grupi i katërt ka marrë mjekim standard, i cili përfshinte medikamente (barna ilaçe) dhe terapi fizike.

Rezultatet

Pas gjashtë javesh, 60% e pacientëve të cilët kishin marr një lloj të akupunkturës raportuan përmirësime të domethënëse në aftësit e tyre të funksionimit krahasuar me 37% të atyre që kishin marr vetëm kujdes mjeksore standard.

Për shumë pacient, përmirësimi ka zgjatur me vite, shkruajn ata.

Por nuk kishte ndryshim domethënës në zbutjen e dhembjeve që njerëzit arritën duke përdor gjilpëra apo kruese dhëmbësh.

Një studim tjetër ka zbuluar se vetëm me prekje të butë të lëkurës mund të nxisim disa reagime emocionale dhe hormonale, reagime të cilat sqarojnë të mirat, shkruajn ata.

Apo, thjeshtë mund të jetë që vetëm vizita e një akupunkturisti për mjekim që ndihmon.

Pa marr parasysh se si funksionoj, ata thojnë që akupunktura duket të jet ralativisht e sigurt dhe mënyrë pa dhembje për të lehtësuar një shpinë me dhembje, veçanërisht kur mjeksia tradicionale dështon si e vetëm.

Por një shqyrtim i 13 provave që është publikuar në British Medical Journal në janar të 2009, ka zbuluar efekt të vogël anagjetik, por nuk ishte në gjendje t’ia atribuoj akupunkturës.

Autorët thojnë, “se është e paqartë nëse shpuarja me gjilpërë në pikat akupunkture, apo në çfardo vendi tjetër, zvoglon dhembjet pavarsisht ndikimit fiziologjik të ritualit të mjekimit”.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=