- Brokoli Riparon Demet Nga Diabeti

Brokoli Riparon Demet Nga Diabeti

 

Te hash brukoli mund ti kthesh demet e shkaktuara nga diabeti ne enet e gjakut te zemres, sygjeron nje hulumtim.

Nje ekip nga universiteti Warwick besojne se qelesi eshte nje perzirje qe gjindet ne brokoli e qe quhet sulforaphane.

Kjo inkurajon prodhimi e enzimeve qe mbrojne enet e gjakut dhe reduktimin ne nivelet e larta te molekulave te cilat shkaktojne deme te konsiderueshme ne qeliz.

Perimet Brassica sikur Brokoli me pare jane lidhur me zvoglimin e rrezikut te sulmit ne zemer dhe goditjes (pikes ne tru).

Njerezit me diabet jane per pese here me me shume gjasa te zhvillojne semundje kardiovaskulare sikur sulmi ne zemer dhe pika ne tru; qe te dyja jane te lidhura me demet e eneve te gjakut.

Ekipi Warwick, puna e te cileve raportohet ne gazeten Diabetes, ka testuar efektet e sulforaphane ne qelizat e eneve te gjakut te demtuara nga nivelet e larta te glukozes (hyperglycaemia), te cilat shoqrohen me diabet.

Ata kan shenuar 73% reduktim te molekulave ne trup te quajtuara Reactive Oxygen Species (ROS).

Hyperglycaemia mund te shkaktoje qe nivelet e ROS te rriten per tre-fish dhe nivelet e atilla te larta mund te demtojne qelizat njerzore.

Hulumtuesit kane zbuluar se sulforaphane aktivizon nje protein ne trup te quajtuar nrf2, protein e cila mbrone qelizat dhe indet nga demet duke aktivizuar antioksiduesit mbrojtes dhe duke bere detoksifikimin e enzimeve.

Kunderpergjigja ndaj semundjeve kardiovaskulare

Profesori udheheqes i hulumtimit Paul Thornalley ka thene: “Studimet tona sygjerojne se perzirjet sikur sulforaphane nga brokoli mund te ndihmojne proceset kunderpergjigjese te lidhura me zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare ne diabet.

“Ne te ardhmen eshte e rendesishme te testohet nese nje diet e pasur me perime brassica ka benificione shendetsore per paceintet diabetik. Ne presim qe do te ket.”

Dr Iain Frame, drejtore i hulumtimeve prane shoqates bemirese Diabetes UK, ka theksuar se hulumtimet e qelizave te kryera ne laborator jane larg nje situate reale ne jete.

Sidoqofte, ai shtoi: “Eshte inkurajuese te shohes profesor Thornalley dhe ekipen e tij te ken identifikuar nje substance potencialisht te rendesishme qe mund te mbrojne dhe riparoj enet e gjakut nga efektet demtuse te diabetit.

“E kjo gjithashtu ndihmon, duke shtuar peshe shkencore, ne argumentin se ushqimi me brokoli eshte i mire per ty.”

Pra ia vlen te hash brokoli edhe nese pohimet e ketyre shkenctareve dalin si te paverteta dhe perveq tjerash brokoli njihet si shume i shendetshem. Pra, vazhdo dhe ha brokoli sa ma shpesh qe mundesh.

Paso postin tek te tjeret.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=