- Pejsa 3 Sherohu

Keshilla Shendetsore Per Pushime Verore

 

Pushime Verore

Pushime Verore

Asgjë tjetër me keq nuk mund te prish me keq pushimet verore sesa djegia nga dielli, diarre, dehidrimi, alergjia nga bari, pickimet nga insektet apo te ndihesh tmerrësisht keqe nga ftohja. Kështu qe te qenit i përgatitur para se te nisesh per pushime mund ti shmangni disa prej ankesave te zakonshme gjate pushimeve. Nje farmaciste bile sugjeron se eshte e rendesishme qe pushim beresit marrin me vete disa medikamente për ti trajtuar problemet e vogla shëndetësore gjate pushimeve pasi qe ka shume gjase qe te vuajnë nga ankesa te vogla kur udhëtojnë jashtë vendit.

Top këshillat janë:

  • Fluturimi: Ndryshimet ne presionin e ajrit ne aeroplan mund te keqesojnë problemet me sinus dhe shkaktojne parehati te veshtira gjate dhe pas fluturimit. Nese merrni decongestant ne diten e udhetimit ju zvogëloni apo krejtësishte shmangni këtë problem. Mos merr decongestant nëse ke shtypjen e lartë të gjakut.
  • Dehidrimi: Pi shume uje dhe lëngje pa sheqer gjersa je në pushime pasi që dehidrimi mund te ju ndodhë shumë shpejte kur je i ekspozuar ndaj diellit. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj dehidrimi, kështu që sigurohu që e tërë familja pi sasi të ujit apo lëngjeve në intervale te rregullta për te qenë të hidratuar.
  • Shmang djegiet: Qëndro jashtë rrezeve të diellit nga mesdita deri në ora 1500. Mbaj kapelë, syze dielli dhe fanellë e gjithashtu edhe krem me faktor 20 apo edhe më të lartë. Krem e diellit duhet të aplikohet 20 minuta para se të dilni në rreze të diellit dhe të aplikohet rregullisht me pas, veçanërisht kur hyni dhe dilni nga uji. Nëse digjeni nga dielli sigurohu që të aplikosh shumë hidrat mbi vendin ku je djegur dhe mos e ekspozo at vend me ne diell.
  • Ethet Ne Buze: Nëse vuan nga ethet ne buze ju keni gjasa më shumë që të ju dalin nëse eksopzoheni dritës së diellit. Bart me vete balsam për buzë me faktorë të larte për mbrojtje nga dielli e gjithashtu edhe krem për ti trajtuar ato. Nëse e ndjen se po ju del një, apliko kremën menjëherë.
  • Ankesat e Stomakut: Nëse je i prirun që të keni probleme të stomakut atëherë bëj kujdes pak më shumë dhe mos ha pemë dhe perime pa i pastruar me ujë. Sigurohu që ushqimet janë të pjekura apo ziera mirë. Provo të shmanësh ushqime të pazakonshme dhe ushqime djegëse. Mundohu që të mos pish ujë nga rubineti (ujë të ujësjellësit) sepse ndryshimet në ujë mund të ju sjellin probleme në stomak. Kapslleku është i zakonshëm gjatë pushimeve te veres kështu që është e domosdoshme që të pini sa më shumë ujë.
  • Pickimet nga insektet: pickimet nga insekte të ndryshme janë të zakonshme në pushime. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe krojë. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet trajtohet menjëherë nga mjeku. Merr me vete spërkë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve tjera. E nëse pickoheni largo thumbin nga lëkura dhe pastroje mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Mbaj mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin.
  • Alergjite nga bari: Hapa të thjeshtë sikur mbyllja e dritareve dhe dyerve në mëngjes (nga ora 9 deri në 11) kur është piku i polenizimit e gjithashtu edhe në orët e fillimit të mbrëmjes. Apliko pak Vazelinë përbrenda hundës për të zvogëluar simptomat.
  • Vaksinimi: Shiko nëse duhet të vaksinoheni para se të udhëtoni për në vendin e pushimeve që keni zgjedhur. Shumë shtete jashtë Evropes kërkojnë vaksinim. Kështu që mos e le deri në ditën e fundit për shkak se disa njerëz reagojnë ndaj vaksinave duke përjetuar lodhje dhe simptoma sikur të gripit të zakonshëm për disa ditë pasi të jen vaksinuar.

Më mirë është të jesh i përgatitur paraprakisht se sa të kesh një pushim veror të keq për tu mbajtur mend. Këto pak këshilla për pushime verore ju përgatisin që ti kaloni pushimet verore sa më mirë që është e mundur. Nëse keni edhe ndonjë këshill tjetër që duhet shtuar për ti kaluar pushimet sa më mirë ju lutem shto në komente.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=