- Pjesa 1 Mjalti

Ushqimet Kunder Mplakjes

 

Nëse inkorporoni ushqime me shumë antioksidues (të cilët na mbrojnë kunder radikalëve të lirë) në dietën tuaj ju mund ti zbrapsni efektet e mplakjes. Antioksiduesit gjinden në fruta dhe perime. Ushqimet në vijim janë super ushqime pasiqë përmbajnë deri 20 herë më shumë përmbajtje antioksiduese se sa ushqimet tjera. Kështuqë këto ushqime, nëse futen në dietën ditore janë shumë të mira përpjekjet tua kundër pleqëris.
Ushqimi 1/2 e gotes: Poenat

kumbullat e thata: 5770
rrushi thare: 2830
Boronica: 2400
Manaferra: 2036
Lakera jeshile: 1770
Dredhëzat (luleshtrydhet): 1540
Mjedëra (Molinat): 1220

  1. Perimet me gjethe të gjelbërta në të zezë
    Familja e këtyre perimeve përfshinë, lakërën, lulelakërën, brokoli, lakëra jeshile, rrepa, lakër brukseli, rrepka dhe lakërishta. Këto perime janë të pasura me vitamin C, carotenoids dhe substanca anti-kancerogjene sikur sulphoraphane dhe genistein. Keto perime gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e kataraktit dhe degjenerimin makular në sy.
  2. Domatet
    Domatet janë burim i pasur i një antioksiduesi të fuqishëm që ndihmon kunder sëmundjes koronare të zemrës dhe kancerit e që quhet lycopene. Veçanërisht ndihmon kundër kancerit në mushkëri, stomak, gojë, zorrë të trashë, rektum dhe gjandren e prostates.
  3. Hudhëra dhe Xhenxhefili
    Hudhëra ka përbërës antioksidues, antiseptik, antibakterial dhe antiviral dhe mund të zvogloj shtypjen e lartë të gjakut, zvogloj LDL kolesterolin dhe trigliceridet, zvogloj palëvizshmërin (ngjitjen) e gjakut dhe zgjëroj enët e gjakut. Është gjithashtu e dobishme edhe në trajtimin e infeksioneve të zorrëve, lëkurës dhe të sistemit të frymëmarrjes. Besohet se një hudhër në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjes së zemrës.
  4. Soja
    Soja përmbanë isoflavon që ndihmojnë në parandalimin e mplakjes përshkakë të mosbalancit hormonal. Soja ndihmon gjithashtu kundër kancerit në gji dhe në prostat, sëmundjes së alzheimerit, osteoporosës dhe sëmundjes së zemrës. Soja ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të oestrogjenit tek gratë në menopauzë.
  5. Frutat kokërr
    Të gjithë frutat e kësaj familje sikur manaferra, boronica dhe rrushi i zi përmbajnë  fitokemikale, antioksidues shëmë të fuqishëm.
  6. Arrat dhe farat
    Frutat si arrat, lajthit, dhe farat janë të pasura me vitamin E, potasium, magnezium, hekur, zink, bakër, selenium dhe acidët yndyror esencial sikur acidi yndyror omega-3. Ha një grushtë prej tyre, afër 30gr në ditë.
  7. Jogurti (kosi)
    Jogurti ndihmon në rritjen e imunitetit dhe përmirson tretjen dhe absorbimin e materieve ushqyese.
  8. Mjalta
    Hulumtim e kryer në vitin 2007 në minj në Universitetin e Waikatos në Hamilton, Zeland E Re, ka zbuluar se mjalta mund të përdoret në luft kunder efekteve të mplakjes, përfshire këtu edhe zvoglimin e mbamendjes dhe shqetsimit. Studiusi Nicola Starkey ka thënë, “Dietat e ëmbëlsuara me mjaltë mund të jen të dobishme në zvoglimin e shqetsimit dhe përmirsimit të memories gjat mplakjes.”

Tash heren tjetër kur të dilni për të bler mos harroni të shkruani në list edhe këto ushqime.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=