- Si Të Mbrohemi Nga Gripi i Derrave

Si Të Mbrohemi Nga Gripi i Derrave

Gripi i Derrave

 

Çka mund të bëjmë që të mbrohemi nga gripi i derrave që shpertheu diku në një fermë në Meksikë e tash më duket qe ka arritur edhe te fqinjët tanë, Serbët, ku është lajmruar një rastë që ende nuk është konfirmuar. Ky grip ky i cili ka potencial që me të vërtet të bëhet pandemike. Qeveria Amerikane e gjithashtu edhe disa qeveri të vendeve tjera e kan deklaruar “gripin e derrave” si emergjenc shëndetsore publike kështuqë njerëzit të jenë më syhapur dhe më të përgaditur për të marr hapat e nevojshëm që të mbajnë vetveten dhe familjet e tyre të sigurt.

  1. Informohu

    Përveç që do të marrësh masat për përkujdesje që do ti gjeni në vijim, të jesh i informuar për përhapjen e këti gripi është vitale ndaj nivelit të rreziqeve për momentin. Nuk është si në kohët e shpërthimit të Gript Spanjoll më 1918. Tash kemi qasje në informata në momentin që gjërat ndodhin. Shiko hartën e Googles për të parë se ku ka raste të gripit për të zbuluar nëse është afër jush… gripi i derrave

  2. Përgaditu për Karantinë

    Në kriza të thella, ndalimi udhëtimeve, orë policore e ndoshta edhe mbajtja e njerëzve në karantinë, mund të implementohen. Për të qenë i përgaditur për situata të tila:

    • Depono furnizim me ujë të pieshëm për 2-3 javë.
    • Depono furnizim me ushqim (ushqime të pasura me vitamina, pije freskuese, fruta dhe perime), për 2-3 javë.
    • Sigurohu të kesh medikamentet e duhura dhe furnizimin për higjen në shtëpi.
    • Ke së paku 100 euro kesh
    • Në raste të ndalies së rrymës (jemi mësuar me këtë) sigurohu që gjithashtu të kesh boca plini (porpane butan) dhe dru që të gatuash pa pasur nevoj për rrymë.
  3. Izolohu

    Edhe nëse je individ i shëndetshëm, shmang njerëzit dhe vendet publike sa më shumë që mundesh që të parandalosh apo zvoglosh gjasat e kapjes së gripit. Pasiqë shumë virusë mund të transportohen disa ditë më parë para se të fillojnë të shfaqen simptomet, ju veq mund të jeni i sëmur para se ta kuptoni.

    • Gjithnjë mbaj distancë prej 1.5m nga njerëzit që takon.
    • Mos shko në vende publike, grumbillime të mëdha të njerzëve (ngjarje sportive, teatro etj.)
    • Shman daljen jashtë përveç nëse është e nevojshme. E kur ta bëjsh mbaje në minimum
    • Mos udhëto jasht shtetit!! (Shumica e njerëzve të cilët i ka kapur gripi i derrave kanë vizituar Meksikën)
    • Mos dil të hash jashtë: grumbullimet e njerëzve dhe enët që përdoren për ushqim mund të ju shkaktojnë infektimin
    • Mbaj fëmijët në shtëpi larg nga shkolla nëse është e mundur
    • Nëse ke deponuar ushqim dhe ujë kjo është koha për t’a përdor, kjo e zvoglon kontaktin me të tjerët duke shmangur shkuarjen tek shitoret ushqimore (supermarketet e ndryshme ku ka shumë njerëz)
    • Nëse nuk ke ujë dhe ushqimë, dil e ble
  4. Higjena

    Kjo është më e rëndësishmja, prandaj çkado që bëni më tepër është për të mirën tuaj.

    • Lajë duart shumë shpesh, veçanërisht pasi të keni prekur dorezën e dyerve publike, laps apo karrocën (kolicen) e blerjes në ndonjë supermarket.
    • Mbaj Pastrues Duarsh (Hand Sanitizer), dhe perdore shpeshe, blihen ne barnatore.
    • Pastro veturën tuaj, vendin e punës dhe shtëpin me zbardhues ( apo pastrues që kan përmbajtje me alkool.
    • Shmang dhe mos prek burimet e zakonshme të bakterieve.
    • Nëse mundesh vëj dorëza kur të dalësh në publikë.
    • Mos ndaj pijet apo enët e ushqimit me askënd.
    • Bart maskë fytyre kur të dalësh në publik, përdor mask të shkallës N95 apo edhe me të lartë (edhe kjo mund të blihet ne barnatore)
    • Bart syze (sëmundjeshkaktarët ajrorë mund të futen në syt e tu)

  5. Shëndeti

    • Bëj netë të mira gjumi, çdo natë
    • Blej ushqimin nga burimet lokalë, pastroje, zije, pjeke kogja shumë.
    • Shmang timin e duhanit (edhe më mirë nëse nuk pin duhan as vetë), alkoolin, dhe drogën (të gjitha këto zvoglojnë funksionin e sistemit imunitar tuaj)
    • Fillo të marësh vitamin C, D, Hudhër,Vaj të Origanos dhe Echinaceas (një lloj lule si kamomile, por pak më e madhe dhe me një ngjyrë më të mbyllur). Kuptohet nëse mund ti gjeni se nuk di nëse gjinden tek ne… unë për vete nuk më kujtohet se kam parë ndonjëher.
    • Shmang ushqimet me shume krip dhe ushqimet pa asnjë vlerë ushqyese
    • Ushtro rregullisht
    • Nëse vëreni ndonjë shenjë të infektimit, shmang të tjerët, kollitu në krahun tënd apo edhe më mirë mbaj me vete salvete dhe kollitu në to, dhe menjëher vizito mjekun (vaksinat e gripit të zakonshëm mund të ken efekte të rënda ansësore, kështuqë mundohu të mos sëmuresh që mos të kesh nevoj të marrësh ato.

    Nëse infektohet konsidero të krijosh një dhomë (improvizo) si karantinë. Kjo dhomë nuk mund të jetë zëvendësim për kujdesin profesional mjeksorë por sidoqoftë do të zvogloj gjasat që të tjerët të mos infektohen derisa ju të arrini të merrni kujdesin e duhur profesional.

Ju lutem Shpërndaj këtë post sa më shumë që mundesh, le të informohen të gjithë. Kliko me poshte ku shkruan “Shperndaje kete post” dhe aty keni shume menyra per ta shperndare postin me te tjeret.


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=