- Shtypja e Gjakut – Top 5 Ushqimet Qe Ulin Ate

Shtypja e Gjakut – Top 5 Ushqimet Qe Ulin Ate

 

Para se të pajtohesh me faktin se duhet të marrësh medikamentet për shtypjen e gjakut ndal dhe  konsidero njëherë dietën dhe ushqimet që ulin shtypjen e gjakut. Ashtu sikur disa ushqime janë të “këqija” për shtypjen e gjakut njashtu ka edhe ushqime që janë shumë të mira për ju. Ushqimet që janë të shëndetshme dhe të pasura me minerale ju ndihmojnë që të ulni shtypjen e gjakut përveç që ju ndihmojnë të kontrolloni peshën e trupit.

shtypja-e-gjakut.jpgNjëra nga mënyrat e natyrshme të uljes dhe kontrollimit të shtypjes së gjakut është të ushqehesh me dietë të pasur me potas, magnezium dhe kalcium të cilët janë treguar të jen shumë efektiv. Gjithashtu ju duhet të fusni në dietë edhe acidet yndyrore dhe duhet të provoni të përmbaheni nga yndyrat e ngopura, sodiumi dhe sheqeri. Orvatjet tua për të kontrolluar shtypjen e gjakut do të përshpejtohen nëse ju gjithashtu i shtoni kësaj diete edhe ushtrimet fizike. Pas së gjithash nuk ka efekt të dukshëm nëse hani të gjitha ushqimet e duhura pastaj të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës para televizorit.

Pra, ndoshta tash veç je ka pyet cilët ushqime ju duhet t’i hani. Më poshtë keni 5 ushqimet e pasura me potas, magnezium dhe kalcium, të cilët janë vërtetuar si të dobishëm.

Top 5 Ushqimet Për Uljen e Shtypjes se Gjakut

  1. Spinaqi është ndër të parët në listë. Një dhurues i shklëqyeshëm i magneziumit ai gjithashtu ndihmon në mbrotjen e trupit tuaj kundër sëmundjes së zemrës. Spinaqi gjithashtu është burim i natyrshëm i vitamines B9, e cila ofron mbrojtje të trupit nga amino acidi, homoccisteines sasia e tepërt e të cilës është e njohur si shkaktar i goditjeve dhe sulmit në zemër.
  2. Farat e Lulediellit janë gjithashtu një burim shumë i mirë i magneziumit. Këto fara janë gjithashtu të pasura me fitosterol i cili ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës. Nivele të larta të kolesterinës në gjak mund të shkaktojnë ngushtimin e arterieve dhe kështu ngrihet shtypja e gjakut. Ju mund të përfundoni me sulm në zemër apo goditje nga kjo gjendje. Mos harro, duke pas parasysh që kripa nuk është e mirë për shtypjen e gjakut, vetëm farat e pakripura duhet të hahen.
  3. Fasulet ofrojnë magnezium, potas dhe kalcium. Si anëtare të familjes së bimëve bishtajore fasulet (kokrrat) janë të shumëllojshme. Ato jo vetëm që ofrojnë elementet esenciale por gjithashtu inkurajojnë trupin tuaj që të heq sodiumin.
  4. Bananet janë të mira për energji të shpejtë por gjithashtu janë të pasura me potas dhe fibër. Potasa dhe fibra ndihmojnë trupin tuaj që të parandaloj sëmundjen e zemrës. Hulumtuesit në Indi kanë zbuluar së fundi se njerëzit që hanë 2 banane në ditë për një javë kanë arritur të menaxhojnë uljen e shtypjes së gjakut për deri në 10%. Bananet tashmë konsiderohen nga shkencëtarët si alternativë ndaj medikamentet për shtypjen e gjakut.
  5. Soja e cila gjithashtu është anëtare e familjes së bimëve bishtajore e ka vendin e vet në top 5 ushqimet. Përveç të formës së saj të natyrshme soja është bërë në shumë forma dhe madhësi të produkteve sikur qumështi sojës, miell e gjithashtu edhe hamburger sa për ti përmendur disa. Soja përmban isoflavon të cilët kanë treguar efekt në zvogëlimin e kolesterinës dhe nivelit të shtypjes së gjakut.

Këto ishin top 5 ushqimet për uljen e shtypjes se gjakut por këto nuk janë të vetmet. Ka edhe shumë ushqime tjera që ofrojnë alternative të shëndetshme ndaj medikamenteve për të zvogëluar shtypjen e gjakut. Një metodë e re që po tregon sukses për shtypjen e gjakut është edhe ajo e marrjes frymë ngadalë duke dëgjuar muzikë që përveç tjerash ofron edhe relaksim, zvogëlon stresin dhe ankthin, përmirëson gjumin e shumë tjera. Kliko këtu për të zbuluar më shumë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free